Kina shton përpjekjet në hetimin dhe korrigjimin e rreziqeve të sigurisë
2023-05-11 10:04:13

Foto nga VCG

Zyra e Komisionit për Sigurinë e Punës në Këshillin e Shtetit në Kinë do të shtojë përpjekjet në operacionin special të hetimit dhe korrigjimit të rreziqeve të fshehura të sigurisë për të parandaluar aksidentet e rënda, njoftoi Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, citon “Xinhua”.

Institucionet që nuk arrijnë të promovojnë punën e hetimit dhe korrigjimit do të mbahen përgjegjës sipas rastit, tha zyrtari i ministrisë Wang Chongxian në një konferencë për shtyp.

Komisioni publikoi një plan veprimi për operacionin në fund të prillit. Wang tha se deri tani shumica e rajoneve dhe departamenteve të nivelit provincial kanë bërë marrëveshje për të zbatuar planin e veprimit.

Komisioni ka dërguar 20 ekipe gjithëpërfshirëse inspektimi në rajone të ndryshme të nivelit provincial për të kryer punën e mbikëqyrjes dhe inspektimit.

Zyra ka ngritur një ekip pune për të monitoruar rregullisht përparimin e hetimit dhe korrigjimit dhe zgjidhjen e problemeve të dukshme në kohën e duhur, tha Wang. (Elona)