
Foto nga VCG
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Niko Dendias, ka deklaruar se ekzistojnë mundësi reale për përmirësimin e raporteve me Turqinë pas tensioneve të shumta midis dy vendeve, bën të ditur “RTSH”.
Dendias ka theksuar se Athina zyrtare nuk është as e vetëkënaqur dhe as naive në marrëdhëniet me Turqinë.
Sipas Dendiasit, qeveria greke pret që qeveria e ardhshme turke të ndjekë po ashtu një politikë konstruktive me Athinën zyrtare.
“Nuk jemi të vetëkënaqur, as naivë, as nuk ndjekim politikë qetësimi. Ne kemi përgjegjësinë për të mbajtur të hapur një dritare mundësie për qeverinë e ardhshme greke, që ne besojmë se do të ketë një të tillë dhe për qeverinë e ardhshme turke, që të përpiqet me një qasje më të re për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona”,- është shprehur Dendias në një intervistë për radiostacionin “Alpha 989”.
Dendias vuri në dukje se ka nevojë për një qasje realiste për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve. Ai shtoi se nëse Turqia kërkon një qasje hegjemoniste, atëherë sipas tij, Greqia nuk mund të pajtohet me një politikë të tillë.
Në lidhje me çështjet e energjisë, ai vuri në dukje se Greqia ka vendosur që Egjeu është një industri turistike dhe jo një vend kërkimi hidrokarburesh. (Elona)
