
Foto nga VCG
Eurokomisioneri për Bujqësinë, Janusz Wojciechowski, njoftoi të hënën se BE-ja ka të ngjarë të zgjasë ndalimin për tregtinë e lirë të grurit, misrit dhe lulediellit ukrainas në Poloni, Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki, bën të ditur “CGTN”.
Komisioni Europian arriti një marrëveshje me pesë vendet, të cilat kishin vendosur ndalime të importit për shkak të një teprice të drithërave ukrainas, duke ulur çmimet në tregjet e tyre të brendshme.
Ministria e Jashtme e Ukrainës më 29 prill kritikoi Poloninë dhe BE-në për atë që e quajti një situatë kategorisht të papranueshme në lidhje me kufizimet tregtare ndaj grurit ukrainas, duke u kërkuar aleatëve të saj të gjejnë një zgjidhje të ekuilibruar.
Ndalimi aktual për drithërat e Ukrainës dhe disa produkte të tjera bujqësore do të përfundojë më 5 qershor. (Elona)
