Kina përgatitet për përmbytje në rajonet jugore
2023-05-10 15:59:59

Foto nga VCG

Kina ka nisur përpjekjet gjithëpërfshirëse për lehtësimin e përmbytjeve në rajonet e saj jugore, duke përfshirë provincat Jiangxi dhe Fujian, ku nivelet e ujit të 22 lumenjve janë ngritur mbi nivelet e alarmit për shkak të shirave të dendur.

Ministria e Burimeve Ujore ka dërguar grupe pune në rajonet e prekura nga përmbytjet, duke përfshirë provincën më të goditur të Jiangxi, bën të “Xinhua”.

Më shumë shira të dendur parashikohen në pjesë të Kinës jugore nga e mërkura deri të shtunën, duke paraqitur rreziqe përmbytjesh në lumenjtë në Guangxi dhe Guangdong, sipas ministrisë.

Autoritetet do të rrisin parashikimet, paralajmërimet e hershme dhe planifikimin e rasteve për t'u mbrojtur nga përmbytjet e mëtejshme. (Elona)