Kina: Çështjet e Lindjes së Mesme duhet të vendosen nga vetë popujt e rajonit
2023-05-10 20:37:24

Sipas njoftimeve, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit dënoi ditët e fundit Lidhjen e Shteteve Arabe për ripranimin e Sirisë, duke thënë që ShBA-ja nuk do të normalizojë marrëdhëniet me qeverinë e Bashar al-Asadit dhe nuk mbështet veprime të tilla të aleatëve të saj. Pala amerikane deklaroi njëkohësisht se, që nga 11 maji 2023, ShBA-ja do të zgjatë edhe një vit sanksionet e njëanshme ndaj Sirisë.

Foto: VCG

Foto: VCG

Duke folur për këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha se Lindja e Mesme u takon popujve të Lindjes së Mesme dhe çështjet e rajonit të Lindjes së Mesme duhet të vendosen nga vetë popujt e këtij rajoni. Rikthimi i Sirisë në Lidhjen e Shteteve Arabe përputhet me dëshirën e popujve të vendeve arabe dhe është në dobi të forcimit të unitetit të shteteve arabe dhe të paqes e të qëndrueshmërisë së Lindjes së Mesme. Pala amerikane duhet të respektojë dëshirën e popujve të Lindjes së Mesme dhe të ndalojë diplomacinë e kërcënimit, prishjen e procesit të pajtimit të vendeve të Lindjes së Mesme dhe përpjekjet për të përçarë Lindjen e Mesme duke krijuar konflikte. (Li Huailiang/Artan)