Shumë ndërmarrje në Ningbo bëhen "rekomandues” për mallrat nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore
2023-05-10 14:33:45

Foto nga VCG

Aktualisht, një shumëllojshmëri mallrash nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore po bëhen "specialitetet e huaja" të Ningbos, ndërsa një grup importuesish nga ky qytet janë kthyer në "rekomandues" për mallrat e këtyre vendeve që hyjnë në Kinë. Ata po i promovojnë mallrat përmes platformave të ekspozitave në nivel kombëtar dhe duke përdorur kanale të reja, si transmetimi i drejtpërdrejtë në internet. Kjo ka ndihmuar Ningbon që të bëhet zgjedhja e parë për futjen në Kinë të produkteve nga vendet e EQL-së.

Foto nga VCG

"Kjo është marka shekullore Aurora Crystal, 20% ulje për porositë në vend, komplet gotash kristali për verë të kuqe falas për blerje 2.000 juanë dhe transport falas në shtëpi…”. Një përfaqësues i Kompanisë Xinjiejing të Zonës së Tregtisë së Lirë Ningbo po promovon markën e saj ekskluzive nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Para tre vitesh, Aurora Crystal, e importuar nga kompania Xinjiejing, u bë një nga mallrat më të njohura në Ekspozitën Ndërkombëtar të Importit të Kinës. Në atë kohë, ajo mori qindra porosi vetëm gjatë një paraditeje. Në Ekspozitën e Konsumatorit që sapo u mbyll në Sanya, kompania Xinjiejing ra në kontakt me një tregtar çaji nga Fujian, duke marrë iniciativën e një bashkëpunimi për promovimin e seteve kristalore të çajit.

"Ekspozitat e nivelit kombëtar janë një shans i rëndësishëm për ne për të zgjeruar tregun dhe për të ndërtuar një markë." Zheng Yao, drejtorja e kompanisë Xinjiejing, u tha gazetarëve se ajo dhe kolegët e saj janë të përkushtuar për të shtuar elementë kinezë në produktet e importuara, të tilla si "transformimi" nga një gotë uiski te një filxhan çaji kinez, për të zgjeruar më tej tregun në Kinë.

Gjatë pjesëmarrjes në ekspozita, kompania Xinjiejing nuk ka harruar të dërgojë foto të produkteve në rrjetet sociale për të realizuar një prezantim të gjithanshëm "online + offline". "Në vitet e fundit, rritja e kërkesës për jetë cilësore nga ana e konsumatorëve kinezë do të rrisë shitjen e produkteve tona për dekorimin e shtëpive, restoranteve dhe salloneve të pritjes". - thotë Zheng Yao.

Marrëdhënia e menaxheres së përgjithshme të kompanisë Dijiadawei, Chen Yi me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore filloi në 2014. Në atë kohë, Ningbo mbante Ekspozitën e parë të Produkteve të Specializuara të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, kur ajo vizitoi ekspozitën si blerëse. "Po provoja ushqimin në stenda të ndryshme dhe zbulova se shumë produkte bujqësore dhe ushqimore nga Evropa Qendrore dhe Lindore ishin të pastra e natyrale, të shijshme, ushqyese dhe të përballueshme në çmim. Mendova se kjo ishte një mundësi e madhe biznesi." - kujton Chen Yi.

Foto nga VCG

Një vit më pas, Chen Yi porositi një vazo me qumësht polak dhe filloi karrierën e saj si agjente tregtare me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. "Që në fillim, qëllimi im ishte të kuptoja plotësisht tregun e produkteve të qumështit, por vështirësia për futjen në treg të mallrave të reja nuk është e vogël". Chen Yi tregon se shumë agjentë importi hoqën dorë në këtë fazë.

Chen Yi filloi të bashkëpunonte me një grup tregtarësh për mallrat e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe formoi një grup për të hyrë në qendrën e shitjeve direkte të mallrave të Evropës Qendrore dhe Lindore, Supermarketin Vanguard, Magazinën Yiwang Cloud dhe kanale të tjera të shitjes. Për të tërhequr klientët, ata së bashku organizuan disa fushata të fuqishme me ulje çmimesh. Kjo bëri që qytetarët të njiheshin gradualisht me këto produkte dhe më pas, t’i blinin ato në vazhdimësi.

Me këmbënguljen e Chen Yi dhe punën e pandërprerë të Ningbos, çdo problem nuk është bërë më problem. “Për momentin, unë jam duke punuar për shumë marka nga vendet e EQL-së dhe linja e produkteve është gjithashtu shumë e pasur, duke filluar nga qumështi pluhur deri te qumështi dhe kosi i lëngshëm, i skremuar dhe me yndyrë të plotë, nga përmasat e mëdha 1 kilogramëshe në ambalazhet e vogla prej 250 gram. Aktualisht, mesatarja e importit mujor është 3 kontejnerë, gati 200 mijë shishe shiten çdo muaj me një shpërndarje pothuajse në gjysmën e provincave dhe qyteteve të Kinës".

Foto nga ccpitzj.gov.cn

Përveç promovimit të produkteve, disa ndërmarrje në Ningbo kanë krijuar gjithashtu sipërmarrje të përbashkëta me partnerë nga Evropa Qendrore dhe Lindore, duke kaluar nga tregtia ndërkombëtare në operacionet transnacionale, duke i kushtuar rëndësi dizajnimit të produkteve, logjistikës dhe  transportit si dhe promovimit kulturor.

Kompania Dijiadawei është agjent i përgjithshëm i Biofresh-it në Kinë, një markë bullgare e bukurisë dhe kujdesit të lëkurës. Të dy palët kanë bashkëpunuar për gati tre vjet dhe "rrethi i miqve" të Biofresh-it në Kinë është zgjeruar në Shangai, Hangzhou, Chongqing etj, duke hedhur themelet për bashkëpunim të mëtejshëm.

"Biofresh-i synon të krijojë një kompani me ne në Kinë për të ndërtuar një qendër shpërndarjeje logjistike për produktet e saj pasi ato të hyjnë në Kinë, dhe Ningbo është zgjedhja e parë. Jo vetëm pse ka ekspozitën Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore, por gjithashtu ka edhe avantazhin unik të portit." Chen Yi, menaxherja e përgjithshme e kompanisë Dijiaweida thotë se "vajrat esencialë natyralë të Bullgarisë përshtaten mirë me industrinë e lehtë shumë zhvilluar të Ningbos dhe ato patjetër do të shkëlqejnë duke bashkëpunuar". (Çang Çuo)