Në Shanxi nis hetimi për hedhjen e mbetjeve industriale
2023-05-10 11:38:58

Autoritetet lokale në Jinzhong, në provincën Shanxi, kanë dërguar një ekip në qarkun Pingyao, për të kryer hetime mbi tokën ku dyshohet se janë hedhur mbeturinat industriale, njoftoi Stacioni Qendror i Radios dhe Televizionit, citon “China Daily”.

Në raportin e publikuar të hënën thuhet se disa ndërmarrje lokale kishin gërmuar dhjetëra metra thellë në tokë bujqësore pranë fshatrave Xiangzhuang, Jiguo dhe Zhukengdhe i kishin mbushur gropat me një sasi të madhe hiri, nga mbetjet e ngurta të prodhuara nga termocentralet me qymyr dhe disa lëngje vaji me ngjyrë jeshile të errët me erë të fortë.

Gërmimi i tokës dhe hedhja e mbeturinave shkatërroi më shumë se 13 hektarë tokë të punueshme dhe ndikoi seriozisht sigurinë e ujit të pijshëm dhe bujqësisë, thuhet në raport.

Banorët u ankuan në maj të vitit të kaluar dhe qeveria e mori në shqyrtim. Ndërmarrjeve iu kërkua të korrigjonin problemin, por nuk u bë asgjë, kështu që banorët u ankuan disa herë, thuhet në raport.

“Mbajtëm një takim urgjent pas publikimit të raportit të hënën dhe dërguam ekipin e punës”,- tha Peng Fei, një zyrtar i Zyrës së Planifikimit dhe Burimeve Natyrore të Jinzhong. “Ne i kemi kërkuar Zyrës së Burimeve Natyrore të qarkut të ndalojë menjëherë aktivitetet e paligjshme dhe të përshpejtojë punën e bonifikimit”,- tha Peng, i cili theksoi se përgjegjësit do të ndëshkohen.(Elona)