Ministria e Jashtme e Kinës hedh poshtë akuzat e Blinken-it: Absurde!
2023-05-10 20:41:54

Sipas njoftimeve, sekretari i Shtetit i ShBA-së Antony Blinken tha ditët e fundit se Kina mbledh të dhënat biologjike, si ADN-ja etj., nga pakicat kombëtare në Xinjiang, Tibet dhe rajone të tjera të Kinës, për t’i kontrolluar dhe mbikëqyrur ata. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha të mërkurën në një konferencë shtypi se thëniet e palës amerikane janë shumë absurde dhe kanë si qëllim vetëm krijimin e lajmeve të rreme.

Foto: VCG

Foto: VCG

Wang theksoi se Kina është një vend ku sundon ligji dhe privatësia e qytetarëve kinezë mbrohet me ligj, pavarësisht kombësisë.

“ShBA-ja është një vend që mbledh dhe shfrytëzon gjerësisht të dhënat gjenetike. Gazeta ‘Wall Street Journal’ ka zbuluar se Pentagoni ka hartuar një plan kërkimi dhe zhvillimi për të sulmuar kundërshtarët me armë gjenetike. Sipas pjesëmarrësve, në sferën e mbledhjes të ushtrisë amerikane përfshihen gjenet e kinezëve, arianëve evropianë dhe arabëve të Lindjes së Mesme. Sipas uebsajtit të televizionit ‘Russia Today’, Komanda e Arsimit dhe Trajnimit e Forcave Ajrore të ShBA-së ka shpallur informacione për rekrutim, duke theksuar në mënyrë specifike nevojën për të mbledhur mostra të ARN-së dhe lëngun sinovial të rusëve. Kush po përdor gjenet për të zhvilluar aktivitete të fshehta? Besoj se të gjithë e kanë të qartë këtë gjë,” vuri në dukje zëdhënësi.