Kongresi amerikan përfshihet në luftë partiake mbi problemin e punës së fëmijëve
2023-05-10 14:41:18

Foto nga VCG

"New York Times" raportoi të dielën që disa muaj pasi u publikua lajmi se në ShBA shfrytëzohej shpesh puna e fëmijëve të emigrantëve, Kongresi amerikan nuk arriti ta zgjidhte këtë çështje, duke hyrë në një luftë të gjatë partiake. Disa grupe të të drejtave civile dhe ligjvënës e kritikuan qeverinë e ShBA-së për politizimin e të gjitha çështjeve. "Kaosi që pamë në trajtimin e krizës, është se republikanët nuk duan që qeveria republikane të marrë përgjegjësinë dhe demokratët nuk duan që qeveria demokrate të përmbushëdetyrimet e saj,” theksohet në artikull.

Sipas njoftimeve, legjislacioni për të goditur punën e fëmijëve nuk ka bërë përparim në Kongresin e ShBA-së. Ky legjislacion nuk mbështetet nga republikanët, kurse demokratët përballen me pengesa brenda partisë së tyre dhe s’mund të shtojnë fondet për të dhënë ndihmë për fëmijët. Ndërkohë, republikanët dhe demokratët janë tërhequr në pozicionet e tyre kundërshtare, ndërsa Kongresi përgatitet për një debat të ashpër mbi politikën e imigracionit në ditët në vijim, duke venitur shpresat fillestare se mund të ketë një zgjidhje dypartiake kundër punës së fëmijëve.

Në shkurt të këtij viti, "New York Times" ekspozoi faktin se fabrikat amerikane punësojnë ilegalisht fëmijë emigrantë dhe praktikojnë punën e detyruar.