UNICEF-i i siguron Libisë 55.000 doza vaksinash kundër fruthit
2023-05-10 14:56:50

Foto nga VCG

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se i kishte ofruar Libisë 55.000 doza vaksine kundër fruthit për parandalimin dhe kontrollin e shpërthimit aktual të fruthit në jug të vendit, bën të ditur “Xinhua”.

“Në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë së Libisë dhe Qendrën Kombëtare Libiane për Kontrollin e Sëmundjeve, UNICEF-i në Libi prokuroi 55.000 doza të vaksinës së fruthit dhe rubeolës (MR) në përgjigje të shpërthimit aktual të fruthit në jug të Libisë”,- njoftoi UNICEF përmes një deklarate të publikuar në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

Sipas UNICEF-it, vaksinat mbërritën në Libi javën e kaluar dhe iu dorëzuan Departamentit të Suplementeve Mjekësore për një fushatë kombëtare vaksinimi kundër MR.

Fushata e vaksinimit, si pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të luftuar shpërthimin e fundit të fruthit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në pjesë të tjera të vendit, do të synojë kryesisht fëmijët nga 9 muaj deri në 6 vjeç, shpjegohet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet se UNICEF-i se është i përkushtuar të sigurojë që çdo fëmijë në Libi të ketë akses te vaksinat që shpëtojnë jetë dhe do të vazhdojë të punojë për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve në të gjithë vendin. (Elona)