Tregtia e jashtme e Kinës tregon gjallëri të fortë
2023-05-10 15:57:09

Sipas të dhënave statistikore të publikuara më 9 maj, vlera e eksporteve të Kinës në prill arriti në 2.02 trilionë juanë, duke u rritur me 16.8 % në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. E llogaritur në dollarë, shpejtësia e rritjes arrin në 8.5 %. Sipas "Associated Press", megjithëse kërkesa globale është dobësuar, eksporti i Kinës ka shfaqur më shumë gjallëri të fortë të "papritur".

CFP

CFP

Para disa ditëve u mbyll Panairi i 133-të i Importit dhe Eksportit i Kinës (Panairi i Kantonit).  Sipërfaqja e përgjithshme e ekspozimit, numri i ndërmarrjeve pjesëmarrëse dhe numri i vizitorëve shënuan rekorde të reja historike. Në katër muajt e para të këtij viti, vlera e përgjithshme e import-eksportit të Kinës arriti në 13.32 trilionë juanë, me një rritje 5.8 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Ndër to, eksporti u rrit 10.6 % dhe importi 0.02 %.

Arritjet e tregtisë së jashtme të Kinës nuk janë siguruar lehtë. Sipas parashikimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë, vëllimi i tregtisë së mallrave në shkallë globale u rrit vetëm 1 % këtë, 2.5 pikë përqindjeje më pak se vitin e kaluar. Në sfondin e inflacionit të lartë global dhe të rritjes së dobët të ekonomive kryesore globale, cila është forca e madhe që nxit tregtinë e jashtme të Kinës?

CFP

CFP

Sipas të dhënave të tregtisë së jashtme në 4 muajt e parë të këtij viti, struktura e tregtisë së jashtme kineze vijoi të përmirësohet. Për shembull, eksporti i makinave është bërë një ndër shtysat kryesore të eksportit. Në vitin 2022, Kina eksportoi 3.11 milionë automjete, duke zënë vendin e dytë në botë dhe duke e kaluar Gjermaninë. Po gjatë së njëjtës periudhë, eksporti i produkteve elektrike dhe mekanike nga Kina u shtua  10.5 %, me një rritje 120.3 % të eksportit të makinave, teksa automjetet kineze me energji të re u mirëpritën më tej nga tregu ndërkombëtar.

Nga perspektiva e subjekteve të tregut, ndërmarrjet private të tregtisë së jashtme patën rezultate të spikatura. Në katërmujorin e parë, vlera e përgjithshme e import-eksportit të këtyre ndërmarrjeve u shtua me 15.8 % dhe zuri 52.9 % të vlerës së përgjithshme të tregtisë së jashtme të Kinës. 

Përse tregtia e jashtme e Kinës ka gjallëri aq të madhe? Kjo lidhet ngushtë me masat e qeverisë kineze për nxitjen e hapjes së nivelit të lartë dhe qëndrueshmërinë e tregtisë së jashtme. Qysh nga fillimi i këtij viti, organet e pushtetit vendor të niveleve të ndryshme në Kinë kanë ndërmarrë masa të ndryshme për të inkurajuar zhvillimin e tregtisë së jashtme. Në fund të prillit rinisi në përgithësi zhvillimi i ekspozitave të ndryshme dhe u zgjeruan kanalet e shitjes jashtë vendit nëpërmjet tregtisë elektronike.

CFP

CFP

Duke pasur si objektiv tregje të ndryshme, shumë ndërmarrje kineze kanë bërë kërkime, studime e projektime afatgjata, duke formuar një epërsi të veçantë të produkteve të tyre. Tani makinat elektrike, bateritë e litiumit dhe bateritë diellore janë bërë tre produktet kryesore të eksportuara nga Kina, gjë që lidhet ngushtë me krijimin e pandërprerë të risive prej ndërmarrjeve. 

Më 2 qershor do të hyjë në fuqi në të 15 vendet anëtare Partneriteti i Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP). Produktet me certifikata origjinale të RCEP-it do të jenë edhe më të parapëlqyera prej ndërmarrjeve. Kjo do të sjellë më shumë përfitime për ndërmarrjet e tregtisë së jashtme kineze. (Xu Guang)

CFP

CFP

CFP

CFP