Foto: VCG
Shkencëtarët kinezë kanë thyer rekordin botëror për kapacitetin e transmetimit të fibrave optikë me një modalitet të vetëm, duke arritur transmetimin e kombinuar 4.1 Pbit/s nëpërmjet një fibre me 19 fije, njoftoi ekipi kërkimor të martën.
Laboratori Kryesor Shtetëror i Teknologjisë dhe Rrjetit të Komunikimit Optik i Korporatës të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikacionit të Kinës (CICT) vendosi një rekord botëror në këtë fushë nëntorin e kaluar, duke arritur transmetimin e kombinuar 3.03 Pbit/s me një fibër me 19 fije duke përdorur kanale me gjatësi vale 680 me interval 25-GHz, që mbulojnë një gjerësi bande 17 THz të bandës S, C dhe L.
Studimi u botua në revistën “IEEE Photonics Technology Letters”.
Rreth gjashtë muaj më vonë, laboratori theu rekordin e vet botëror dhe arriti një kapacitet të përgjithshëm transmetimi 4.1 Pbit/s me një kapacitet neto transmetimi 3.61 Pbit/s, me një rritje prej gati 40 për qind nga rekordi i vitit të kaluar.