Punonjësit e zonave urbane në Kinë patën rritje të qëndrueshme të pagave mesatare në vitin 2022
2023-05-10 14:53:08

Foto nga VCG

Paga mesatare e punonjësve në zonat urbane në Kinë pati rritje të qëndrueshme në vitin 2022, treguan të martën të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave.

Paga mesatare në sektorin joprivat arriti në 114.029 juanë (rreth 16.465 dollarë amerikanë), një rritje prej 7192 juanë nga viti 2021, ose 6.7 për qind në baza vjetore.

Rritja reale e pagës mesatare për punonjësit e zonave urbane në sektorin joprivat, e përshtatur me inflacionin, u rrit me 4.6 për qind në baza vjetore, citon “Xinhua”.

Sipas të dhënave, në sektorin privat, paga mesatare vjetore ishte 65.237 juanë, 1.7 për qind më shumë në baza vjetore, pasi u zbritën faktorët e çmimit. (Elona)