Shitjet e makinave të pasagjerëve në Kinë shënuan rritje me 55.5 për qind në prill
2023-05-10 15:57:13

Foto nga VCG

Shitjet me pakicë të automjeteve të pasagjerëve në Kinë u rritën me 55.5 për qind në prill, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara të martën nga Shoqata e Makinave të Pasagjerëve të Kinës, citon “Xinhua”.

Muajin e kaluar u shitën rreth 1.63 milionë automjete pasagjerësh, 2.5 për qind më shumë se në mars. Shoqata ia atribuoi rritjen e fortë një sërë faktorëve, duke përfshirë rritjen e kërkesës krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në katër muajt e parë të vitit, shitjet me pakicë të automjeteve të pasagjerëve arritën në rreth 5.9 milionë njësi, me një rënie prej 1.3 për qind nga e njëjta periudhë e vitit 2022.

Të dhënat zbuluan gjithashtu se në prill u shitën rreth 240.000 makina luksoze, me një rritje prej 101 për qind në baza vjetore. (Elona)