Tibeti synon të përmirësojë cilësinë e banesave
2023-05-10 15:02:07

Foto nga VCG

Rajoni Autonom i Tibetit i Kinës jugperëndimore planifikon të rinovojë 52 ndërtesa të vjetra dhe të instalojë 11 sisteme të ngrohjes urbane këtë vit, raportoi “Tibet Daily”, citon “China Daily”.

“Si rinovimi i banesave ashtu edhe sistemet e ngrohjes janë pjesë e përpjekjeve të rajonit për të përmirësuar vazhdimisht cilësinë e banesave dhe jetesën e njerëzve”,- bëri të ditur Departamenti i Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural të rajonit.

Rinovimi i ndërtesave përfshin 24 prona në qendër të qytetit Lhasa, disa lagje të vjetra banimi në Lhokha dhe një lagje rezidenciale 27-vjeçare në Shigatse.

Si pjesë e përpjekjeve të rajonit për të përmirësuar sigurinë e banesave, në plan parashikohet të rinovohen dhe ndërtohen rreth 20.000 objekte.

Gjithashtu, rajoni do të vazhdojë të shtojë sistemet ngrohëse në zonat urbane. Me një investim të vlerësuar prej afro 1.3 miliardë juanë (199 milionë dollarë), projektet e ngrohjes janë planifikuar të kryhen në 11 qarqe.

Po ashtu, autoritetet njoftuan se do të përpiqen të aplikojnë teknologji të re të energjisë së pastër në projektet e ngrohjes.(Elona)