Kryeparlamentari kinez uron homologun pakistanez për 50-vjetorin e Kushtetutës së Pakistanit
2023-05-10 16:04:26

CFP

CFP

Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Zhao Leji i dërgoi të mërkurën një mesazh urimi kryetarit të Asamblesë Popullore të Pakistanit Raja Pervaiz Ashraf për 50-vjetorin e Kushtetutës së Pakistanit.

Zhao Leji vuri në dukje se në 50 vjetët e fundit, nën drejtimin e Kushtetutës, populli pakistanez ka bërë përpjekje të pandërprera dhe ka arritur rezultate të dukshme në fushat e ndërtimit dhe zhvillimit ekonomik-shoqëror kombëtar, duke ruajtur me forcë sovranitetin dhe dinjitetin kombëtar. "Kam bindjen që populli vëlla pakistanez do të vijojë të forcojë besimin, të bashkohet e të përparojë, duke krijuar një të ardhme të ndritur për vendin dhe kombin," u shpreh kryeparlamentari kinez.

Zhao theksoi gjithashtu se Kina dhe Pakistani janë partnerë të bashkëpunimit strategjik në të gjitha rrethanat. Të dy vendet e kanë besuar  e përkrahur gjithmonë njëri-tjetrin. Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës dëshiron të vazhdojë shkëmbimet miqësore me Asamblenë Popullore të Pakistanit dhe të japë kontribut të ri për zhvillimin e bashkëpunimit të të dy vendeve, duke forcuar edhe miqësinë ndërmjet të dy popujve. (Xu Guang)