Mediat: Gjermania mendon rritjen e numrit të deportimeve
2023-05-10 11:43:43

Foto nga VCG

Gjermania po mendon një ndryshim të kursit në politikën e saj për emigracionin dhe mund të dëbojë një numër më të madh azilkërkuesish të refuzuar, njoftuan mediat lokale të hënën, citon “Xinhua”.

Planet do të diskutohen në një samit për refugjatët me qeveritë federale dhe shtetërore. Vendi po kërkon të rrisë efektivitetin dhe shkallën e suksesit, veçanërisht në riatdhesimin e të huajve që kanë kryer vepra të rëndësishme penale, citoi gazeta “Bild” një projektrezolutë nga zyra e kancelarit Olaf Scholz.

Të huajt e mbërritur në Gjermani pavarësisht ndalimit të hyrjes duhet të vendosen më lehtë në paraburgim në pritje të dëbimit. Përveç kësaj, do të krijohen objekte qendrore të mbërritjes, nga të cilat mund të kryhen deportimet drejtpërdrejt.

Gjermania pati shifra rekord të emigracionit në vitin 2022. Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 1.4 milionë njerëz hynë në vend vitin e kaluar. Numri i personave pa shtetësi është dyfishuar që nga viti 2014 në më shumë se 29.000. (Elona)