Kina i kërkon ShBA-së të ndalojë trumbetimin e çështjes së Tajvanit nëpërmjet Asamblesë së OBSh-së
2023-05-10 20:14:45

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken publikoi një deklaratë të martën, sipas së cilës pala amerikane e inkurajon Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh) që ta ftojë Tajvanin si vëzhgues në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë të sivjetme.

Foto: VCG

Foto: VCG

Duke folur për këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin shprehu kundërshtimin e vendosur ndaj deklaratës së ShBA-së. "Pjesëmarrja e rajonit të Tajvanit në veprimtaritë e organizatave ndërkombëtare, përfshi Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duhet të përputhet me parimin e 'Një Kine',” theksoi ai.

Zëdhënësi shtoi se, për shkak që autoritetet e Partisë Demokratike Progresive nuk pranojnë Konsensusin e vitit 1992, që mishëron parimin e “Një Kine”, duke prishur bazën politike të konsultimeve ndërmjet dy brigjeve të ngushticës, nuk ekziston baza politike për pjesëmarrjen e rajonit të Tajvanit në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë. Deklarata e palës amerikane synon të ngatërrojë publikun dhe të mbështetë forcat separatiste të "pavarësisë së Tajvanit". Kina i kërkon ShBA-së që të ndalojë trumbetimin e çështjes së Tajvanit nëpërmjet Asamblesë Botërore të Shëndetësisë. Përpjekjet për të luajtur "kartën e Tajvanit" dhe "për ta përdorur Tajvanin për të frenuar Kinën" me siguri do të dështojnë, u shpreh zëdhënësi i diplomacisë kineze Wang Wenbin. (Li Huailiang/Artan)