Xidiplomacia në pranverën e vitit 2023
2023-05-09 16:28:23

Diplomacia e Kinës ka qenë në lëvizje të plotë këtë pranverë, veçanërisht pasi shkëmbimet e Kinës me botën rifilluan në mënyrë të rregullt pas optimizimit të vazhdueshëm të përgjigjes së saj ndaj COVID-19 dhe përfundimit të suksesshëm të "dy sesioneve" të saj.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Modernizimi kinez ka qenë një term kyç në takimet e Xi me liderët e huaj.

Më 26 prill, Xi foli me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në telefon. Xi tha se Kina do të dërgojë një përfaqësues të posaçëm të qeverisë kineze për çështjet euroaziatike për të vizituar Ukrainën dhe vendet e tjera për të zhvilluar një komunikim të thellë me të gjitha palët për zgjidhjen politike të krizës.


Agjendë e ngjeshur

Më 15 mars, presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) në Dialog me Partitë Politike Botërore, ku propozoi Iniciativën e Qytetërimit Global, një tjetër e mirë publike ndërkombëtare e kontribuar nga Kina në botë përveç Iniciativë së Zhvillimit Global dhe Iniciativës së Sigurisë Globale.

Më 20 mars, Xi nisi një vizitë shtetërore në Rusi. Ky ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit pas rizgjedhjes si president kinez. Ai e cilësoi këtë udhëtim si një udhëtim miqësie, bashkëpunimi dhe paqeje.

Më 26 mars, Kina dhe Hondurasi nënshkruan një komunikatë të përbashkët në Pekin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike pasi vendi i Amerikës Qendrore ndërpreu të ashtuquajturat "marrëdhënie diplomatike" me Tajvanin. Këshilltari i Shtetit dhe Ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang tha se presidenti Xi i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve Kinë-Honduras dhe se Kina mirëpret Presidentin Kastro që të vizitojë Kinën sa më shpejt të jetë e mundur.

Më 31 mars, Xi u takua përkatësisht me kryeministrat e Spanjës, Malajzisë dhe Singaporit. Xi dhe liderët e huaj u zotuan të forcojnë lidhjet dhe bashkëpunimin.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Më 6 prill, Xi zhvilloi një takim trepalësh me presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Pekin. Xi vuri në dukje se vizita e njëkohshme në Kinë nga Macron dhe Von der Leyen tregoi dëshirën pozitive të BE-së për të rritur marrëdhëniet me Kinën dhe për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Kinës dhe BE-së.

Më 14 prill, Xi zhvilloi bisedime me homologun e tij brazilian Luiz Inacio Lula da Silva në Pekin. Udhëheqësi brazilian kryesoi një delegacion të madh në vizitën e tij të parë jashtë kontinentit Amerikan që kur u zgjodh President vitin e kaluar.

Më 19 prill, Xi zhvilloi bisedime me Presidentin e Republikës së Gabonit Ali Bongo Ondimba, kreu i parë i shtetit afrikan që vizitoi Kinën pasi Xi u rizgjodh si president kinez. Të dy krerët vendosën të përmirësojnë lidhjet dypalëshe në një "partneritet gjithëpërfshirës strategjik bashkëpunues".

Më 24 prill, Xi mori kredencialet e 70 ambasadorëve në Kinë në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin. Xi tha se shpreson që ambasadorët të kenë një kuptim gjithëpërfshirës dhe të thellë të Kinës dhe të shërbejnë si të dërguar të miqësisë dhe ura bashkëpunimi.

Kina ka pritur një sërë personalitetesh që nga fillimi i vitit, gjë që tregon gatishmërinë e vendeve për të zhvilluar  marrëdhënie miqësore me të. Këta personalitete përfshijnë presidentët e Filipineve, Turkmenistanit dhe Iranit, kryeministrin kamboxhian Hun Sen dhe presidentin bjellorus Alexander Lukashenko.


Mundësitë e Kinës

Modernizimi kinez ka qenë një term kyç në takimet e Xi me liderët e huaj.

"Kina tani po promovon zhvillim me cilësi të lartë dhe hapje me standarde të larta dhe po avancon përtëritjen kombëtare në të gjitha frontet përmes një rruge kineze drejt modernizimit. Kjo do të hapë mundësi të reja për Brazilin dhe vendet në mbarë botën," i tha Xi Lulës.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Duke vënë në dukje vizitën e tij të këndshme në Huawei, ku takoi përfaqësuesit e biznesit kinez, Lula shprehu admirim të thellë për përparimin e rrjetit 5G të Kinës dhe shpresën e tij për të zgjeruar bashkëpunimin Brazil-Kinë në fushat përkatëse. Ai përshëndeti investimet kineze në mbështetje të transformimit digjital të Brazilit dhe zhvillimit me karbon të ulët.

Pas bisedimeve të dy presidentët ishin dëshmitarë të nënshkrimit të dokumenteve të ndryshme të bashkëpunimit dypalësh për tregtinë dhe investimet, ekonominë digjitale, inovacionin shkencor dhe teknologjik, informacionin dhe komunikimin, uljen e varfërisë, hapësirën dhe fusha të tjera.

Përveç bisedimeve të tyre në Pekin, Xi pati një takim jozyrtar me Macron në qytetin jugor kinez të Guangzhou, një lokomotivë për zhvillim të cilësisë së lartë, ku Xi e informoi Macron mbi tiparet dhe elementët thelbësorë të modernizimit kinez.

"Ne kemi besim të plotë në zhvillimin e ardhshëm të Kinës. Ne mirëpresim Francën që të vazhdojë të marrë pjesë aktive në Panairin e Importit dhe Eksportit të Kinës, Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës dhe Panairin Ndërkombëtar të Kinës për Tregtinë e Shërbimeve për të zgjeruar më tej tregun kinez," tha Xi.

Të dyja palët duhet të punojnë me njëra-tjetrën për të qëndruar larg kurthit të shkëputjes ekonomike dhe shkëputjes së zinxhirëve të furnizimit, tha Macron.

BE dhe Kina janë partnerë të rëndësishëm tregtarë të njëra-tjetrës dhe të dy ekonomitë janë shumë të ndërthurura, tha Von der Leyen në takimin e Xi me të dhe Macron, duke shtuar se shkëputja nga Kina nuk është as në interesat e BE-së dhe as në zgjedhjen strategjike të BE-së.

Singapori shpreson të shfrytëzojë rastin për të përfunduar negociatat për përmirësimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë Singapor-Kinë për të dërguar një mesazh të qartë për hapjen e vazhdueshme të Kinës dhe angazhimin e Singaporit për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Kinën, tha kryeministri Lee Hsien Loon.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Kriza në Ukrainë dhe çeshtje të tjera ndërkombëtare

Më 26 prill, Xi foli në telefon me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky. Xi tha se Kina do të dërgojë një përfaqësues të posaçëm të qeverisë kineze për çështjet euroaziatike për të vizituar Ukrainën dhe vendet e tjera për të zhvilluar një komunikim të thellë me të gjitha palët për zgjidhjen politike të krizës.

Biseda telefonike u mirëprit gjerësisht në komunitetin ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara presin që Kina të vazhdojë të luajë një rol ndihmues në zgjidhjen e krizës në Ukrainë, tha në një konferencë për shtyp Farhan Haq, zëvendës zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Zhvillimi i fundit pasoi shkëmbimin Xi-Putin për çështjen e Ukrainës në mars. "Një rishikim i historisë tregon se konfliktet në fund duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe negociatave," tha Xi. Nga ana e tij, Putin tha se Rusia ka studiuar me kujdes dokumentin e pozicionit të Kinës për zgjidhjen politike të çështjes së Ukrainës dhe është e hapur për bisedime për paqe.

Në shkurt, Kina publikoi Koncept Dokumentin e Iniciativës së Sigurisë Globale dhe Pozicionin e Kinës për Zgjidhjen Politike të Krizës së Ukrainës, të cilat tregojnë qartë se Kina qëndron gjithmonë për paqen dhe dialogun, duke kontribuar me mençuri në zgjidhjen e krizës.

Pozicioni i Kinës është në mbështetjen e bisedimeve për paqen, theksoi Xi në takimet e tij me liderët e huaj, duke bërë thirrje për përpjekje për të krijuar një arkitekturë të sigurisë evropiane të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme.

Von der Leyen dhe Macron thanë se vlerësojnë përpjekjet e Kinës për të promovuar një zgjidhje politike dhe presin që Kina të luajë një rol më të rëndësishëm. Ata thanë gjithashtu se janë të përgatitur të punojnë me Kinën për të gjetur një mënyrë për të lehtësuar bisedimet për paqe

Një tjetër pikë referimi në diplomacinë e Kinës është ndërmjetësimi i bisedimeve midis Arabisë Saudite dhe Iranit. Të dy vendet ranë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike dhe të rihapin ambasadat dhe misionet e tyre brenda dy muajve pasi bisedimet e tyre përfunduan në Pekin më 10 mars.

Vëzhguesit thanë se marrëveshja përbën një shembull të mirë për mënyrën sesi vendet në rajon mund të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe konsultimit dhe përfaqëson kontributin që Kina, si një fuqi e madhe e përgjegjshme, mund të japë në një botë të trazuar.