Kina shpall një diplomate kanadeze “person non grata”
2023-05-09 20:22:20

Ministria e Jashtme kineze shpalli të martën një zyrtare konsullore nga Konsullata e Përgjithshme Kanadeze në Shangai si “person non grata”.

Duke vënë në dukje se qeveria kanadeze shpalli të martën një diplomat të Konsullatës së Përgjithshme të Kinës në Toronto “person non grata”, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze tha se Kina e dënon fuqishëm dhe e kundërshton me vendosmëri këtë veprim, duke i paraqitur demarsh serioz dhe protestë të fortë palës kanadeze.

Foto: VCG

Foto: VCG

Si një kundërmasë reciproke ndaj kësaj lëvizjeje të paskrupullt të Kanadasë, Kina vendosi të shpallë Jennifer Lynn Lalonde, konsullja e Konsullatës së Përgjithshme të Kanadasë në Shangai, si “person non grata”, duke i kërkuar të largohet nga Kina para 13 majit, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.

 “Kina nuk ndërhyn anjëherë punët e brendshme të vendeve të tjera. ‘Ndërhyrja kineze në punët e brendshme të Kanadasë’ është një shpifje ndaj Kinës dhe manipulim politik i bazuar në ideologji. Kanadaja shpalli diplomatin kinez si ‘person non grata’ me akuza të paqena, gjë që shkel parimet bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe prish marrëdhëniet dypalëshe kino-kanadeze. Kina është e vendosur për të mbrojtur interesat e veta. Ne i kërkojmë Kanadasë që të ndalojë menjëherë provokimet e paarsyeshme, përndryshe, Kina do të reagojë me vendosmëri dhe të gjitha pasojat duhet të mbahen nga pala kanadaze,” tha zëdhënësi. 

Më tej ai shtoi: “Gjatë një periudhe, disa media dhe politikanë kanadezë kanë fabrikuar informacione të rreme, duke cituar të ashtuquajturat ‘dokumente sekrete’ të Shërbimit Informativ Kanadez të Sigurisë për të shpifur për Kinën. Akuzat janë të pabaza dhe tërësisht të fabrikuara. Përballë veprimit të paarsyeshëm të Kanadasë, pala kineze vendosi të ndërmarrë kundërmasa reciproke, duke e shpallur konsullen e Konsullatës së Përgjithshme të Kanadasë në Shangai Jennifer Lynn Lalonde si ‘person non grata’, dhe i ka kërkuar të largohet nga Kina para 13 majit. Kjo është një masë të arsyeshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e vendit, dhe është plotësisht e ligjshme dhe e nevojshme.” (Li Huailiang/Artan)