Bajram Peçi dhe historia e pullave shqiptare
2023-05-09 11:02:28

Bajram Peci ( foto facebook)

Bajram Peci ( foto facebook)

Bajram Peçi është koleksionist  dhe ish kryetari i Shoqatës të Koleksionistëve të Shqipërisë. Kjo shoqatë është themeluar që në vitin 1991 me qëllim përhapjen e kulturës së koleksionimit, botimit të artikujve studimorë në revistën periodike 6 mujore “Koleksionisti”, ruajtjen dhe përhapjen e vlerave materiale dhe kulturore të objekteve të koleksionimit, si monedha, pulla postare, medalje, kartolina, libri i vjetër dhe veprat e artit.

Në qendër të veprimtarisë së koleksionistit Bajram Peçi ka qenë përherë koleksionimi i pullave shqiptare. Pullat më të vjetra të tij janë rënditur ndër më të veçantat në ekspozita të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Bajram Peçi  është edhe kryeredaktor i revistës 'Koleksionsiti', një nga revistat më konkuruese me tregun mediatik vendas por edhe të huaj.

Së fundmi ai është bërë pjesë e një ekspozite tepër tërheqëse në eventin "RETRO".

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe RETRO Albania organizoi për herë të parë në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Mjeteve Historike (FIVA), Simpoziumin “Bashkëpunim dhe Partneritet me Qeverinë dhe Institucionet e tjera.

RETRO ishte një organizim shumë kompleks,  realizuar në perfeksion nga Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtuesit e Retro.al në bashkëpunim me FIVA – Federata Ndërkombëtare e Mjeteve të Vjetra (FIVA – Fédération Internationale des Véhicules Anciens).

Në këtë event mbresëlënës ishte edhe këndi i koleksionistit Peçi. Për Radio Ejani koleksionisti flet rreth kësaj ekspozite dhe pasionit të tij për koleksionimin.

Foto nga koleksioni i pullave ( burimi shoqata e koleksionisteve dhe posta shqiptare)

Foto nga koleksioni i pullave ( burimi shoqata e koleksionisteve dhe posta shqiptare)

CMG: Si ka nisur rrugëtimi juaj? Cili është suksesi juaj më i madh?

Bajram Peçi: Ndoshta marrëdhënia me linrin, që është një kultivim i viteve të shkollës. Në gjimnaz arrita ta kem librin një mik shumë të mirë. Ato kohë kanë qënë të vështira dhe jeta nuk të miklonte. Aty gjeja ato gjëra që mua më mungonin. Prej librit pata mundësi të njoh klasikët e asaj kohe. Do t’i këshilloja të rinjtë të mos shkëputen nga libri dhe sidomos nga marrëdhënia me klasikët, sepse ata të ndihmojnë të kesh një ecuri të mirë në jetë, në çdo fushë që do zgjedhin.

CMG: Rrugëtimi juaj mori një tjetër drejtim kur u takuat me pullat postare. Besoj kjo ka lindur jo nga nevoja ?

Bajram Peçi: Në kohën e fëmijërisë time, të gjithë fëmijët e Tiranës merreshin me pulla poste, edhe vajzat. Deri në fund të gjimnazit shumica prej tyre hoqën dorë, unë ngela. U formova si koleksionit duke mbledhur fillishisht pulla poste të shteteve të tjera. Më pas u përqëndrova tek koleksionimi i pullave kronologjike të Shqipërisë. Kronologjia ishte një vlerë e madhe për të mësuar përmes pullave. Arrita në nivele të pjesëmarrjes ndërkombëtare me ekspozita. Kam drejtuar për 8 vjet Shoqatën e Koleksionistëve të Shqipërisë dhe kam qenë kryeredaktor i Revistës “Koleksionisti”.

CMG: Si ndiheni për të gjithë këto arritje që keni bërë hap pas hapi?

Bajram Peçi: Janë pjesë të pasionit. Shërbejnë për çlodhje. Duhet ditur një gjë. Të merresh me pulla poste është një veçori që i takon një kategorie individësh. Të bësh këtë gjë, kërkon të kesh edhe një bibliotekë pranë. Të jetë prania e një vegle muzikore. Bëhet fjalë për një shtresë të mesme të popullatës. Me pullën postare janë marrë fillimisht mësues, ndërsa traditën po e vazhdojnë mjekët dhe inxhinierët. Mund të them që janë 200 të thekur prej tyre.

Revista Koleksionisti ( shoqata e koleksionisteve)

Revista Koleksionisti ( shoqata e koleksionisteve)

CMG: Keni nostalgji për një epokë të kaluar ?  

Bajram Peçi: Nuk më merr malli për pullat, ndonëse ndonjëherë i shfletoj. Më të rëndësishme janë aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Në këtë rast i nxjerr pullat dhe kujdesem që ato të shfaqen më gjithë madhështinë e tyre.

CMG: Cila ka qënë pulla e parë që ju ka rënë në dorë ose më e veçanta?

Bajram Peçi: Pullat e para kanë qënë qëkur isha fëmijë, ato të viteve ’60. Koha kur Shqipëria kishte filluar t’i prodhonte pullat vetë. Por krahas këtyre, unë fillova të grumbulloj pulla gjermane dhe ato të ish Bashkimit Sovjektik për shkak të korrespondencave që kisha me fëmijët e huaj.

CMG: Po sot a ka më pulla?

Bajram Peçi: Ka dhe janë shumë të bukura…

CMG: Cilësohet koleksionist një i ri që mbledh pulla sot?

Bajram Peçi: Vitet aktuale janë pak të vështira për t’u gjykuar. Marrëdhnia e të rinjve sot ndryshon me vitet e mëparshme. Teknologjia i kufizon marrëdhniet më pullën. Tek familjet me traditë, ajo pasohet me mbledhjen e pullave. Ne që vazhdojme të grumbullojmë pulla, vazhdojmë t’i marrim rregullisht.

Bajram Peci ( foto facebook)

Bajram Peci ( foto facebook)

CMG: Një këshillë që mund t’u jepni të rinjve?

Bajram Peçi: Shpeshherë më është dashur të jem nepër shkolla për tematika të ndryshme. Nxënësve u kam kujtuar që të krijojnë marrëdhënie miqësore me pullën. Ajo është një botë e larmishme që të mëson shumë nga jeta. Të mbledhësh pulla do të thotë të marrësh njohuri të mjaftueshme për vendin dhe botën.

CMG: Na flisni për organizmin e fundit për pullën…

Bajram Peçi: Shqipëria u pranua si vend para disa muajsh si anëtare e Shoqatës së Retro-Transportit. Kongresi i saj i dha të drejtën DPSHTRR të organizojë një konferencë ndërkombëtare, ku u mbajtën referate nga presidenti i tij, ku ishin qindra delegatë. Në këtë event pati dy ekspozita: njëra retro me makinat e vjetra në Shqipëri, dhe një ekspozitë filatelike me 5 frame, ku unë ekspozova një ekspozitë tematike vetëm me pulla poste, karta postare dhe karta maksimum vetëm me automobila.

CMG: Ka një projekt të radhës që na pret nga ju…

Bajram Peçi: Në këtë maj bëhet 100-vjetori i postës së parë shqiptare. 110-vjet më pas sot unë sapo ekspozova një ekspozitë filatelike kushtuar pullës postare shqiptare.

Intervistoi  Megi Latifi