Media: Më shumë kompani gjermane konsiderojnë zhvendosjen e prodhimit jashtë vendit
2023-05-09 11:09:07

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më shumë kompani gjermane thuhet se po vlerësojnë zhvendosjen e prodhimit të tyre jashtë vendit për shkak të strukturave me kosto të lartë, sipas ekspertëve gjermanë dhe raporteve të mediave, shkruan “Xinhua”.

Një studim i fundit i kryer nga Shoqata e Dhomave Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK) tregoi se investimi jashtë vendit është aktualisht më tërheqës për shumë kompani gjermane sesa në Gjermani.

“Ndërsa pritjet e biznesit jashtë tani po vlerësohen përsëri shumë më pozitivisht, vërehet se kompanitë në Gjermani nuk e ndajnë këtë optimizëm në të njëjtën masë”, shkruan gazeta gjermane “Welt”.

Sipas “Bild”, disa kompani gjermane tashmë kanë ulur prodhimin ose janë zhvendosur gjithnjë e më shumë jashtë vendit. (Fatosi)