Lindja e Mesme doli përsëri jashtë "skenarit të ShBA-së"
2023-05-09 17:18:32

CFP

CFP

CFP

CFP

Pas izolimit 12-vjeçar, Siria u kthye përsëri në familjen e Lidhjes së Shteteve Arabe. Në një mbledhje të posaçme të Lidhjes së Shteteve Arabe u vendos "rinormalizimi i statusit të delegacionit të qeverisë së Sirisë për të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e Këshillit të  Lidhjes së Shteteve Arabe, si edhe të organeve dhe institucioneve të tij". Sipas ekspertëve, ky është një moment historik i procesit të pajtimit në Lindjen e Mesme.

Lidhja e Shteteve Arabe u formua në vitin 1945, me 22 vende anëtare, dhe Siria ishte ndër vendet anëtare themeluese të saj. Në vitin 2011, pas shpërthimit të krizës siriane, Lidhja e Shteteve Arabe pezulloi anëtarësinë e Sirisë dhe Arabia Saudite e shumë vende të tjera arabe mbyllën ambasadat e tyre në Siri.

CFP

presidenti i Sirisë Bashar al-Asad vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe/CFP

Pas 12 vjetësh, Siria u rikthye në familjen e vendeve arabe dhe kjo nuk është një gjë e befasishme. Po të shikojmë krizën e Sirisë, qysh nga viti 2018, ushtria qeveritare siriane kontrollon mbi 70 % të territorit të vendit dhe forcat opozitare janë dobësuar dita-ditës. Vitet e fundit, vendet arabe kanë filluar kontaktet me qeverinë e Damaskut. Veçanërisht këtë vit, presidenti i Sirisë Bashar al-Asad vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe, Tunizia dhe Siria bënë deklaratë të përbashkët për rihapjen e ndërsjellë të ambasadave të të dy vendeve, kurse ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite Faisal bin Farhan Al Saud vizitoi Sirinë. 

CFP

ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite Faisal bin Farhan Al Saud vizitoi Sirinë. /CFP

Nga një këndshikim më i gjerë lidhur me gjendjen e Lindjes së Mesme, Arabia Saudite dhe Irani u pajtuan me ndërmjetësimin e Kinës, duke nxitur drejtpërdrejt rikthimin e Sirisë në Lidhjen e Shteteve Arabe. Për shkak se Arabia Saudit dhe Irani përkrahin forca të ndryshme politike në krizën e Sirisë, pajtimi i këtyre vendeve patjetër krijon rast për lehtësimin e marrëdhënieve mes Sirisë dhe Lidhjes së Shteteve Arabe.

Sipas një komenti të CMG-së, ripranimi i Sirisë në Lidhjen e Shteteve Arabe është një veprim i zgjuar, i cili favorizon Sirinë për forcimin e bashkëpunimit rajonal, përmirësimin e ekonomisë e rindërtimin pas luftës, si edhe ngre statusin e Lidhjes së Vendeve Arabe, duke i bërë vendet arabe të forcojnë bashkimin e tyre politik dhe të luajnë një rol më të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. (Xu Guang)