Eksportet e gjelbra të Kinës nxisin më tej rritjen e tregtisë së jashtme
2023-05-09 11:37:59

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në synimin e Kinës për zhvillim me cilësi të lartë dhe me karbon të ulët, veshjet, pajisjet shtëpiake dhe mobiljet, u kanë lënë vendin tre produkteve të gjelbra me teknologji intensive, si nxitësit kryesorë të tregtisë së jashtme të Kinës, shkruan “Xinhua”.

Bateritë diellore, bateritë litium-jon dhe automjetet elektrike regjistruan një rritje prej 66.9 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, treguan të dhënat zyrtare. Së bashku ata kontribuan me 2 pikë përqindje në rritjen e përgjithshme të eksporteve, nga 1.7 pikë përqindje për vitin 2022.

Një simbol i strukturës së përmirësuar tregtare të Kinës dhe rritjes së tregtisë me cilësi të lartë, prania në rritje e eksporteve të gjelbra gjatë dekadës së fundit zbuloi avantazhin konkurrues dhe potencialin e sektorëve të tyre përkatës, thonë analistët. (Fatosi)