Në një kompani të tregtisë së jashtme në qytetin Ningbo të provincës Zhejiang të Kinës Lindore, punonjësit po kontrollojnë listën e porosive të mishit të viçit të ngrirë nga Budapesti i Hungarisë. Kjo kompani ka importuar mallra me një vlerë prej mbi 5.8 milionë dollarësh nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL). Si zonë demostruese e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, qyteti Ningbo ka importuar 11.15 miliardë juanë mallra nga vendet e EQL-së në vitin 2022.
CFP
Ekonomisti ukrainas Serdechnyi Oleksandr u shpreh: "Është për t'u vënë re se, qysh nga viti 2012, bashkëpunimi ndërmjet Kinës dhe vendeve të EQL-së ka arritur rezultate të frytshme. Në vitin 2022, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë ndërmjet Kinës dhe këtyre vendeve arriti në 921.05 miliardë juanë."
Qysh nga themelimi i mekanizmit të bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe vendeve të EQL-së, tregtia dypalëshe ka vazhduar rritjen e shpejtë dhe bashkëpunimi e investimet dypalëshe janë shtuar shumë, duke nxitur zhvillimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare mes Kinës dhe EQL-së.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Hungarisë Peter Szijjarto vuri në dukje:
"Në ekonominë tonë, investimet e drejtpërdrejta luajnë një rol shumë të madh dhe kompanitë kineze po bëjnë investime të shumta, veçanërisht lidhur me makinat elektrike, që do të jenë industria kyçe e Evropës në të ardhmen."
CFP
Presidenti i Malit të Zi Milo Xhukanoviç theksoi:
"Falë mekanizmave të ndryshëm të bashkëpunimit, duke përfshirë nismën 'Një brez, një rrugë' e bashkëpunimin ndërmjet Kinës e vendeve të EQL-së, niveli i bashkëpunimit mes Malit të Zi dhe Kinës është rritur në mënyrë të pandërprerë. Në mbi 10 vjetët e kaluar, vlera e investimeve dhe tregtisë dypalëshe është rritur në mënyrë të dukshme dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushat e ndryshme është thelluar në mënyrë të pandërprerë."
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç u shpreh:
"Në disa vitet e kaluara, vlera e mallrave të eksportuara nga vendi ynë në Kinë arriti në 1 miliardë euro. Për Serbinë, ky është një numër shumë i madh."
CFP
Presidenti i nderit i Shoqatës "ChinaRo" Vicentiu Gheorghe vuri në dukje:
"Kina është partnerja e 8-të tregtare e Rumanisë dhe partnerja më e madhe tregtare jashtë BE-së. Shpresojmë se pala rumane do ta shfrytëzojë mundësinë e rritjes së nivelit të konsumit dhe modernizimit industrial të Kinës, duke krijuar së bashku fusha bashkëpunimi me përfitime të ndërsjella."
Nga 16 deri më 20 maj të këtij viti do të organizohet Ekspozita e 3-të Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në Ningbo. Dy ekpozitat e para janë zhvilluar me sukses në këtë qytet përkatësisht në vitet 2014 dhe 2019, duke u bërë një platformë për nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar Kinë-Vendet e EQL-së.
Ish-drejtori i Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të landit gjerman të Hesenit Michael Borchmann u shpreh:
CFP
"Kjo ekspozitë do të dëshmojë në praktikë hapjen e tregut të Kinës. Në një sallë ekspozimi shumë të madhe, vendet anëtare kanë rastin të ofrojnë produktet e tyre në tregun kinez. Deri diku, kjo është 'forcë nxitëse' për eksportimin e produkteve të vendeve të EQL-së në Kinë, duke ndihmuar në suksesin e vendeve pjesëmarrëse në këtë ekspozitë."
Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Shqipërisë, Enriko Ceko, vëren:
"Marrëdhëniet e forta tregtare pasqyrojnë një komplementaritet ekonomik të nivelit të lartë të palëve dhe tregojnë se mekanizmi bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të EQL-së plotëson nevojat e tyre përkatëse për t’u rritur dhe thelluar." (Xu Guang)
CFP