Fituesi i çmimit “Nobel” në ekonomi: ShBA-ja mund të mos e paguajë borxhin
2023-05-09 20:32:13

Foto: VCG

Foto: VCG

Fituesi i çmimit “Nobel” në ekonomi Paul R. Krugman tha se mundësia e mospagimit të borxhit prej ShBA-së është reale. Ai bëri thirrje njëkohësisht për heqjen e tavanit të borxhit të qeverisë federale.

Krugman shkroi në gazetën “New York Times” të 7 majit se ka mundësi reale që qeveria federale e ShBA-së të mos sigurojë fonde për funksionimin e saj normal.

Sipas raportit të së hënës në uebsajtin amerikan “Insider”, disa profesionistë kanë paralajmëruar se, nëse qeveria e ShBA-së nuk rrit tavanin e borxhit, është e mundshme të shkaktohet një krizë financiare. Sekretarja e Thesarit e ShBA-së, Janet Yellen, paralajmëroi më 1 maj se, në qoftë se Kongresi nuk vepron më herët për të rritur tavanin e borxhit, ShBA-ja mund të mos e paguajë borxhin e saj që nga 1 qershori.

Foto: VCG

Foto: VCG

Por Krugman shtoi në artikull që gjendja aktuale financiare e ShBA-së nuk është aq e keqe sa kriza e borxhit sovran e Greqisë e vitit 2009.

Krugman fitoi çmimin “Nobel” në ekonomi në vitin 2008. Ai krijoi një teori të re tregtare, duke analizuar se si ekonomia e shkallës ndikon mbi modelet tregtare dhe gjeografinë e veprimtarisë ekonomike. Ai ka një nuhatje të mprehtë mbi krizat ekonomike, duke parashikuar krizën financiare aziatike në vitin 1994. Kurse disa vite më vonë laureati i çmimit “Nobel” parashikoi se politikat ekonomike dhe të jashtme të ish-presidentit amerikan George W. Bush do të çonin në një krizë të rëndë ekonomike. (Li Huailiang/Artan)