Warren Buffet-i kritikon qeverinë amerikanese se nuk ka e trajtuar në mënyrën e duhur krizën e sektorit bankar
2023-05-09 17:12:14

CFP

CFP

Sipas njoftimeve të 7 majit në uebsajtin e gazetës britanike "The Guardian" , investitori i njohur amerikan Warren Buffet u shpreh në mbledhjen e aksionarëve të kompanisë " Berkshire Hathaway" për vitin 2023 që qeveria amerikane nuk ka publikuar informacionet e mjaftueshme për krizën e sektorit bankar amerikan, duke dëmtuar besimin e depozituesve.

Sipas Buffet-it, në kohën kur ekonomia amerikane po përballon krizën më të madhe të falimentimit bankar qysh nga viti 2008, drejtuesit e bankave duhet të përballen me "ndëshkimin". Ai kritikoi edhe politikanët, organet rregullatore e mediat, që kanë dhënë informacione "tepër të dobëta" për problemin e falimentimit të bankave, duke shkaktuar panik të panevojshëm te klientët e tyre. Investitori me përvojë vuri në dukje gjithashtu se masat stimuluese të organeve rregullatore bankare janë tepër të pështjelluara dhe janë të shumtë ata që duan të përfitojnë në mënyrë të pandershme.

CFP

CFP

Duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi problemin e prirjes së "çdollarizimit", Buffet paralajmëroi lidhur me nivelin e shtypjes së parave nga ShBA-ja. Ai tha se, për ShBA-në, është shumë e lehtë që të shtypë shumë letra paraje, por nëse shtypur tepër shumë, duke e nxjerrë "djallin nga shishja", do ta ketë shumë të vështirë që të kthehet prapa. (Xu Guang)