Anija kozmike e mallrave e Kinës “Tianzhou-6”, gati për lëshim
2023-05-09 20:25:21

Foto: VCG

Foto: VCG

Anija kozmike e mallrave, “Tianzhou-6”, është gati për nisje, njoftoi Grupi Mediatik i Kinës.

Përgatitja përfundimtare dhe provat për lëshimin u kryen të martën, duke mbuluar të gjitha sistemet e përfshira.

Duke filluar nga ora 8:00 e së martës, për disa orë me radhë Qendra e Kontrollit të Hapësirës Ajrore e Pekinit bashkërendoi institucione të shumta, duke përfshirë Vendin e Nisjes së Anijeve Kozmike të Wenchang-ut, Qendrën e Matjes dhe Kontrollit të Satelitëve të Xian-it, si dhe anije e stacione të tjera mbikqyrëse, për të kontrolluar përpushmërinë ndërmjet të gjitha sistemeve.

Foto: VCG

Foto: VCG

Vendi i nisjes ka forcuar mbikëqyrjen meteorologjike për të ofruar parashikime të sakta të motit, teksa në këtë zonë pa pasur shira të shpeshtë kohët e fundit.

Wang Yuliang, komandanti i parë i misionit të nisjes së “Tianzhou-6”, tha se të gjitha njësitë kryen kontrolle në të gjitha strukturat. "Bazuar në kontrollin tonë të të gjitha njësive dhe bashkëpunimin tonë sot, raketa, anija kozmike dhe të gjitha sistemet e vendit të nisjes janë në gjendje të mirë,” u shpreh ai.