Italia kërkon që ushqimi i saj të njihet nga UNESCO-ja
2023-05-09 11:51:02

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qeveria italiane ka nisur zyrtarisht kërkesën që kuzhina e saj kombëtare të njihet nga UNESCO-ja si një objekt i trashëgimisë kulturore jomateriale, shkruan “CGTN”.

Aplikimi kërkon të mbrojë ritet që lidhen me gatimin italian, të cilat janë thelbësore për kulturën dhe identitetin.

Ky është një propozim i përbashkët nga Ministria e Kulturës dhe Ministria italiane e Bujqësisë, që nënvizon qëndrueshmërinë dhe biodiversitetin e kuzhinës italiane.

Kjo nuk është hera e parë që Italia kërkon që kultura e saj e kuzhinës të njihet nga UNESCO-ja. Në vitin 2017, artit të bërjes së picave në qytetin jugor të Napolit iu dha statusi i trashëgimisë botërore.

UNESCO-ja do të vlerësojë propozimin e fundit të qeverisë italiane dhe do të vendosë deri në dhjetor 2025. (Fatosi)