Tregtia e jashtme e Kinës, rritje 5.8 % në 4 muajt e parë
2023-05-09 20:18:55

Foto: VCG

Foto: VCG

Tregtia e jashtme kineze ka treguar një prirje rritjeje të qëndrueshme në katër muajt e parë të këtij viti, me një shtim të vëllimit të përgjithshëm të importeve e ekporteve 5.8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, duke arritur në 13.32 trilionë juanë ( 1.94 trilionë dollarë), tregojnë të dhënat nga Administrata e Përgjithshme e Doganave të publikuara të martën.

Prej tyre, eksportet u rritën 10.6 %, ndërsa importet 0.02 %.

Nga janari në prill, import-eksporti i Kinës me vendet pjesëmarrëse në nismën "Një brez, një rrugë" u ngrit 16 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 4.61 trilionë juanë.

Tregtia e Kinës me ASEAN-in - partnerin e vet më të madh tregtar - i kaloi 2 trilionë juanët, 13.9 % më shumë mbi baza vjetore, duke zënë 15.7 për qind të vlerës së përgjithshme të tregtisë së jashtme të Kinës.

Import-ekportet e Kinës me Bashkimin European arritën 1.8 trilionë juanë gjatë periudhës së parë katërmujore, 4.2 për qind më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, që është 2.2 pikë përqindjeje më e lartë se rritja e tremujorit të parë të sivjetshëm. (Artan)