Protesta në Australi kundër ndërtimit të një bazë për nëndetëset bërthamore
2023-05-08 10:49:47

           Foto nga VCG

Mijëra persona protestuan në Port Kembla në shtetin Australian të Uellsit të Ri Jugor kundër planeve për të krijuar një bazë lokale për nëndetëset bërthamore në kuadër të marrëveshjes AUKUS, njofton “Xinhua”.

Organizatorët e tubimit thanë se po kërkojnë të dërgojnë një mesazh të qartë se nuk duan një bazë të nëndetëseve bërthamore në zonë apo kudo tjetër, raportuan mediat lokale.

Media lokale citoi anëtarin e WAWAN-it, Alexander Brown, duke thënë se krijimi i një baze të tillë do të pengonte kalimin e rajonit në industrinë e energjisë së rinovueshme.

Port Kembla, një qytet bregdetar rreth 100 km në jug të Sidnejit, së bashku me Newcastle dhe Brisbane, u cilësuan nga ish-qeveria australiane si vende të mundshme për një bazë në bregun lindor të vendit.

Qeveria aktuale australien bëri të ditur se do të duhet koha e nevojshme për të shqyrtuar të gjitha opsionet e mundshme. (Fatosi)