Gjatë mbledhjes së katërt të ministrave të jashtëm të Kinës dhe Azisë Qendrore, krerët e diplomacisë së të gjashtë vendeve njoftuan zyrtarisht se samiti Kinë-Azi Qendrore do të mbahet në maj në Xian të provincës kineze Shaanxi. Kjo veprimtari e rëndësishme diplomatike do të tregojë nivelin e lartë të bashkëpunimit të Kinës me Azinë Qendrore, duke i udhëhequr marrëdhëniet dypalëshe në një udhëtim të ri me hapa të mëdha.
Foto nga VCG
Vitet e fundit, nën udhëzimin strategjik të krerëve të shtetit të Kinës dhe të pesë vendeve të Azisë Qendrore, Kina ka përshpejtuar integrimin e strategjive të zhvillimit me këto vende, duke arritur bashkëpunim frytdhënës në fusha të ndryshme dhe duke forcuar marrëdhëniet miqësore.
Së pari, është krijuar besim i ndërsjellë politik i nivelit të lartë dhe janë vendosur marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik. Shkëmbimet e nivelit të lartë mes Kinës dhe vendeve të Azisë Qendrore janë të shumta. Presidenti kinez Xi Jinping zgjodhi Kazakistanin dhe Turkmenistanin për të bërë vizitën e tij të parë jashtë shtetiit pas epidemisë, duke treguar vëmendjen e tij për Azinë Qendrore. Në fillim të këtij viti, kur presidenti i Turkmenistanit vizitoi Kinën, të dy krerët e shteteve shpallën se do t'i ngrenë marrëdhëniet dypalëshe në nivelin e partneritetit të gjithanshëm strategjik dhe do të nxisin krijimin e bashkësisë me fate të përbashkëta Kinë-Turkmenistan, duke dëshmuar së bashku nënshkrimin e dokumenteve të bashkëpunimit për “Një brez, një rrugë”. Kjo shënon se Kina dhe pesë vendet e Azisë Qendrore kanë realizuar së bashku “tre mbulimet gjithëpërfshirëse”, domethënë, mbulimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik, mbulimin e zbatimit të konceptit të bashkësisë me fate të përbashkëta në nivel dypalësh dhe mbulimin gjithëpërfshirës të nënshkrimit të dokumenteve të bashkëpunimit për “Një brez, një rrugë”.
Foto nga VCG
Së dyti, bashkëpunimi për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” ka qenë frytdhënës dhe po thellohet e konsolidohet. Kina dhe vendet e Azisë Qendrore janë partnerë të rëndësishëm ekonomikë e tregtare. Më 2022, vëllimi i tregtisë dypalëshe ndërmjet Kinës dhe pesë vendeve të Azisë Qendrore ishte rreth 70.2 miliardë dollarë amerikanë, me një rritje rreth 100 herë krahasuar me periudhën kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike. Qendra e Hekurudhës Ekspres Kinë-Europë e Xian-it ka vënë në funksionim 17 linja kryesore nga Xian-i për në vendet e Azisë Qendrore, duke u bërë "kanali i artë" për logjistikën dydrejtimëshe në Kinë dhe Azinë Qendrore. Azia Qendrore është destinacioni më i përshtatshëm dhe më i sigurt i furnizimit të energjisë jashtë vendit për Kinën dhe gazsjellësi Azi Qendrore-Kinë është tubacioni më i gjatë i gazit natyror në botë, me një sasi të përgjithshme prej mbi 420 miliard metrash kub gaz të transportuara në Kinë deri në fund të vitit të kaluar. "Tuneli më i madh në Azinë Qendrore", tuneli hekurudhor Angren-Pap në Uzbekistan, i ndërtuar nga Grupi i Tuneleve Hekurudhore i Kinës, ka zgjidhur rrënjësisht vështirësitë e miliona njerëzve për të udhëtuar. Funksionimi i autostradës Kinë-Kirgizistan-Uzbekistan ka zëvendësuar "karvanët e kuajve e të deveve" me automjete moderne transporti, duke sjellë jetë të re në Rrugën e vjetër të Mëndafshit.
Foto nga VCG
Së treti, bashkëpunimi dhe mbështetja shumëpalëshe. Kina mbështet me vendosmëri vendet e Azisë Qendrore në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, pavarësisë, sigurisë e integritetit territorial, dhe në zgjedhjen e rrugës së tyre të zhvillimit bazuar në kushtet e veta kombëtare. Vendet e Azisë Qendrore mbështesin serinë e nismave globale dhe koncepteve të rëndësishme të Kinës, përkrahin me vendosmëri qëndrimin e drejtë të Kinës lidhur me Tajvanin, Xinjiang-un, Tibetin e çështje të tjera dhe kundërshtojnë politizimin e çështjes së të drejtave të njeriut. Kina dhe vendet e Azisë Qendrore bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në kuadrin e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, duke nxitur zhvillimin më të drejtë e më të arsyeshëm të rendit ndërkombëtar dhe sistemit të qeverisjes globale.
Së katërti, ruajtja e përbashkët e qëndrueshmërisë rajonale dhe ndërtimi i përbashkët i një "pengese sigurie". Si Kina, ashtu edhe vendet e Azisë Qendrore përkrahin luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit, separatizmit e ekstremizmit, kundërshtojnë me forcë ndërhyrjen e huaj dhe "revolucionet me ngjyra", praktikojnë një koncept të sigurisë së përbashkët, të gjithanshme, në bashkëpunim dhe të qëndrueshme, nxisin së bashku zgjidhjen e çështjeve të vështira rajonale dhe mbrojnë efektivisht interesat e përbashkët të sigurisë.
Foto nga VCG
Presidenti kinez Xi Jinping ka vënë në dukje gjatë videofjalimit të tij në samitin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës e pesë vendeve të Azisë Qendrore se, pavarësisht si ndryshon bota dhe pavarësisht në çfarë niveli zhvillohet Kina, Kina do të jetë gjithmonë një fqinjë e mirë dhe partnere e besueshme, si edhe vend mik dhe vëlla i vendeve të Azisë Qendrore. Në samitin që do të mbahet së shpejti, krerët e të gjashtë vendeve do të fokusohen te interesat e këtyre vendeve dhe të popujve të tyre dhe te marrja e masave të rëndësishme për të krijuar një bashkësi me fate të përbashkëta më të ngushta Kinë-Azi Qendrore. Me përpjekjet e të gjitha palëve, samiti do të jetë frytdhënës, do të tregojë një prirje të re dhe do të shtojë gjallërinë për të konsoliduar besimin e ndërsjellë, për të thelluar bashkëpunimin e shkëmbimet dhe për të nxitur shkëmbimet njerëzore ndërmjet e vendeve të Azisë Qendrore, duke luajtur gjithashtu një rol të ri për nxitjen e paqes dhe qëndrueshmërisë rajonale e botërore.