
Foto nga VCG
Këshilli i Energjisë Elektrike në Kinë ka parashikuar se përdorimi i energjisë elektrike në vend do të regjistrojë rritje të qëndrueshme në vitin 2023, i nxitur nga rimëkëmbja e përgjithshme e ekonomisë së vendit, njofton “Xinhua”.
Konsumi i energjisë elektrike pritet të rritet me rreth 6 për qind në baza vjetore për të arritur në 9.15 trilionë kilovat-orë (kWh), thuhet në një raport të këshillit, ku theksohet se në tremujorin e dytë të këtij viti pritet të ketë rritje të ndjeshme.
Përdorimi total i energjisë arriti në 2.12 trilion kWh në tremujorin e parë, 3.6 për qind më shumë në baza vjetore.
Sipas raportit, deri në fund të vitit 2023, kapaciteti i instaluar i prodhimit të energjisë në vend pritet të kalojë 2.8 miliardë kilovat, me energjinë e gjeneruar nga burimet jofosile që përbën 52.5 për qind. (Fatosi)
