Shkrimtarët e Hollivudit në grevë për pagat dhe inteligjencën artificiale
2023-05-08 14:21:20

Foto nga VCG

Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës (WGA) dhe 11.500 anëtarët e saj hynë në grevë këtë javë. Kjo është e para grevë në 15 vjet, duke ndalur prodhimin në Hollivud për shumë projekte të reja.

Sipas WGA-së dhe ekspertëve, industria e argëtimit aktualisht po kalon një transformim të madh me rritjen e shërbimeve të transmetimit dhe ndryshimin masiv në zakonet e shikimit të konsumatorëve, gjë që po ndikon negativisht te shkrimtarët dhe te jetesa e tyre, shkruan “China Daily”.

Sindikata e punëtorëve, e cila përfaqëson krijuesit, vuri në dukje se pavarësisht të ardhurave masive për transmetuesit në mbarë botën, shkrimtarët nuk po marrin pjesën e tyre të drejtë të fitimeve nga industria e lulëzuar e transmetimit dhe ata duan rritje pagash në përputhje me rrethanat.

Megjithatë, disa studio dhe producentë hezitojnë të dorëzohen ndaj kërkesave të WGA-së, duke përmendur implikimet financiare të rritjes së pagave dhe përfitimeve të tyre si shumë të kushtueshme.

Hendeku i gjerë midis dy palëve mund të çojë në një përplasje të zgjatur midis shkrimtarëve dhe drejtuesve të industrisë me potencialin për të krijuar dëme afatgjata në industrinë e argëtimit. (Fatosi)