IOC po punon për të kthyer atletët rusë dhe bjellorusë në garat ndërkombëtare me status neutral
2023-05-08 10:33:13

Foto nga Xinhua

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, deklaroi se IOC po punon për të ndihmuar atletët me pasaporta ruse ose bjelloruse të kthehen në eventet sportive ndërkombëtare.

Në mbledhjen e bordit ekzekutiv të IOC të mbajtur në mars, Bach vuri në dukje se vendimi nëse atletët rusë dhe bjellorusë mund të konkurrojnë në Lojërat Olimpike Paris 2024 do të merret në kohën e duhur.

Bach deklaroi për “Xinhua” se atyre u duhet ende kohë për të parë se si këto rekomandime pranohen dhe si respektohen ato. Një nga rekomandimet e përmendura nga Bach nënkupton se atletët e këtyre dy vendeve mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit me status neutral.

“Tani po bëjmë të gjitha përpjekjet për të përmbushur misionin, ofertën e Lëvizjes Olimpike duke i kthyer në garat ndërkombëtare atletët me pasaporta ruse apo bjelloruse. Jemi në një bashkëpunim dhe shkëmbim shumë të ngushtë me Federatat Ndërkombëtare të cilat në këtë moment janë përgjegjëse për zhvillimin e garave të tyre dhe shpresojmë që ky mision të mund të realizohet, në mënyrë që sportistët nga këto dy vendet duhet të marrin pjesë në një status neutral, që realisht të bashkojmë të gjithë botën me të paktët në Lojërat Olimpike në Paris”, shtoi ai.  (Fatosi)