Presidenti Xi Jinping do të kryesojë Samitin Kinë-Azi Qendrore
2023-05-08 20:19:33

Foto: VCG

Foto: VCG

Presidenti kinez Xi Jinping do të drejtojë  Samitin Kinë-Azi Qendrore, që do të mbahet më 18 dhe 19 maj në qytetin Xian të provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore, njoftoi të hënën Ministria e Jashtme kineze.

Me ftesën e palës kineze, në këtë samit do të marrin pjesë presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev, presidenti i Kirgizistanit Sadyr Japarov, presidenti i Taxhikistanit Emomali Rahmon, presidenti i Turkmenistanit Serdar Berdimuhamedov dhe presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev. (Li Huailiang/Artan)