Kryediplomati kinez takon shefin e shtabit të ushtrisë pakistaneze
2023-05-08 16:14:04

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Anëtari i Këshillit të Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Qin Gang u takua me shefin e shtabit të ushtrisë pakistaneze Syed Asim Munir të shtunën në Islamabad, në kuadër të Dialogut të 5-të të Ministrave të Jashtëm Kinë-Afganistan-Pakistan.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministri i Jashtëm kinez e vlerësoi miqësinë e fortë ndërmjet Kinës dhe Pakistanit, duke vënë në dukje se të dy vendet janë partnerë strategjikë bashkëpunimi në të gjitha rrethanat. Kina po pret me kënaqësi ngritjen e nivelit të bashkëpunimit me Pakistanin, duke përballuar së bashku sfidat dhe duke arritur zhvillimin e përbashkët.

Ai shtoi se Kina mbështet fuqimisht Pakistanin në arritjen e unitetit dhe qëndrueshmërisë, si edhe në përpjekjet për zhvillimin e pavarur ekonomik dhe luftimin e terrorizmit. Pekini dëshiron të nxitë më tej zhvillimin e shpejtë të Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan dhe bashkëpunimin ndërmjet të dy ushtrive.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga ana e tij, Munir tha se Kina është një vend vëlla i Pakistanit, dhe ky është bërë një konsensus i përbashkët i të gjithë popullit pakistanez. Miqësia Pakistan-Kinë është më e lartë se malet, më e thellë se detet dhe më e ëmbël se mjalti. Ai shtoi se ushtria pakistaneze do të vazhdojë me vendosmëri të nxitë miqësinë dypalëshe dhe ndërtimin e bashkëisë së fateve të përbashkëta Pakistan-Kinë.

Të dy palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi gjendjen e Afganistanit dhe çështje të tjera ndërkombëtare e rajonale me interes e shqetësim të përbashkët.