Koreanojugorët protestojnë për vizitën e kryeministrit japonez në Seul
2023-05-08 20:31:24

Foto: VCG

Foto: VCG

Disa organizata koreanojugore u mblodhën të dielën për të protestuar për vizitën e kryeministrit japonez Fumio Kishida në Korenë e Jugut.

Protestuesit u shprehën që Japonia duhet të kërkojë falje lidhur me të kaluarën e saj militariste, kundërshtuan bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Koresë së Jugut e Japonisë dhe kërkuan anulimin e planit të Tokios për të lëshuar në det ujërat e ndotura radioaktive.

Një grup aktivistësh nga Solidariteti për Paqe dhe Ribashkim i Koresë (SPARK) u mblodh pranë zyrës presidenciale të Koresë së Jugut në zonën qendrore të Seulit, ku Kishida mbajti bisedime me presidentin koreanojugor Joon Suk-yeol.

Foto: VCG

Foto: VCG

"Japonia duhet të kërkojë falje për sundimin e saj të paligjshëm kolonial dhe të anulojë planin e lëshimit të ujit të ndotur të Fukushimës," thërrisnin protestuesit.

Koreja e Jugut shpalli një propozim në mars për të kompensuar viktimat koreanojugore të punës së detyruar të Japonisë gjatë kohës së luftës nëpërmjet një fondacioni të mbështetur nga qeveria e të financuar nga dhurimet e sektorit privat, çka shkaktoi një kundërshtim të fortë brenda vendit.

"Qeveria japoneze e mohon çështjen e punës së detyruar gjatë kohës së luftës dhe ministri i Jashtëm japonez ka deklaruar publikisht se nuk ka një çështje të tillë. Mendoj që Japonia duhet ta pranojë dhe të japë dëmshpërblim në nivel ligjor për këtë çështje," i tha CMG-së një pjesëmarrës në protestë.

Disa theksuan gjithashtu se Uashingtoni po nxit thellimin e aleancës ushtarake ShBA-Japoni-Kore e Jugut për të përjetuar hegjemoninë e vet në Azinë Verilindore.

Një protestues tjetër i tha CMG-së se "ShBA-ja që po i detyron marrëdhëniet ndërmjet Koresë së Jugut e Japonisë të lëvizin drejt një aleance ushtarake dhe në qoftë se marrëdhëniet Kore e Jugut-Japoni lëvizin drejt një aleance, kjo jo vetëm që do të intensifikojë përballjen në Gadishullin Korean, por edhe do të thellojë rivalitetin mes kampeve në të gjithë rajonin e Azisë Verilindore."

Përpara udhëtimit të Kishidës në Seul, rreth 5 000 protestues ndezën qirinj në Seul të shtunën mbrëma, duke kundërshtuar vizitën e kryeministrit japonez pa një ndjesë për çështjet historike.

Ata i bënë thirrje gjithashtu Japonisë të braktisë planin e lëshimit të ujërave të ndotura bërthamore, duke i kërkuar qeverisë koreanojugore të ndalojë diplomacinë e saj të bindjes ndaj Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.