Versioni i vërtetë i filmit "Matrix"
2023-05-08 20:16:12

Një agjenci autoritative e monitorimit të internetit e Kinës publikoi kohët e fundit një raport që zbulon se CIA e ka përdorur në mënyrë të vazhdueshme internetin për aktivitete si spiunazhi, mbikëqyrja sekrete, përmbysja e qeverive dhe sabotimi etj., çka ka shkaktuar zemërimin publik të vendeve të ndryshme dhe kritika të gjera nga opinioni publik ndërkombëtar.

Ky raport i bërë nga Qendra Kombëtare e Reagimit Emergjent ndaj Viruseve Kompjuterike e Kinës dhe kompania teknologjike “360” tregon se CIA dhe ShBA-ja prej një kohe të gjatë mbledhin informacione të fshehta për qeveritë, kompanitë e qytetarët e huaj për të zbatuar në fshehtësi “ndryshimet paqësore” dhe “revolucionet me ngjyra”. Të dhënat statistikore tregojnë se në dekadat e fundit, CIA është përpjekur ose ka rrëzuar të paktën 50 qeveri të ligjshme në botë, 7 prej të cilave janë pranuar nga vetë ajo. (Li Huailiang/Artan)