Miliarderët Buffett e Munger i bënë thirrje SHBA-së që të shkojnë mirë me Kinën
2023-05-08 10:36:18

Foto nga VCG

Investitorët miliarderë amerikanë Warren Buffett dhe Charlie Munger i kërkuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të bashkohen me Kinën dhe të shmangin një përshkallëzim të tensioneve në marrëdhëniet dypalëshe, shkruan “Xinhua”.

“Nëse ka një gjë që duhet të bëjmë është që të shkojmë mirë me Kinën dhe duhet të kemi shumë tregti të lirë me Kinën në interesin tonë të ndërsjellë”,- tha Munger, zv.president i “Berkshire Hathaway”, në një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh në konferencën vjetore shumëkombëshe të organizuar në Nebraska, SHBA.

““Apple” e ka bërë këtë duke u angazhuar në një partneritet me Kinën si një furnizues i madh. Ka qenë mirë për “Apple” dhe mirë për Kinën. Ky është lloji i biznesit që ne do të bëjmë me Kinën”,- tha ai, duke përmendur gjigantin e teknologjisë “Apple” si një shembull se si duhet të funksionojnë marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Buffett, president dhe drejtor ekzekutiv i “Berkshire Hathaway”, u bëri jehonë komenteve të partnerit të tij prej kohësh.

Sipas tij, duke qenë dy ekonomitë më të mëdha në botë, është me rëndësi për të dyja vendet që të punojnë së bashku, për t’u bërë vende më të mrekullueshme. (Fatosi)