Anija kozmike kineze e mallrave "Tianzhou-6" transportohet në vendin e lëshimit për t'u ngritur në ditët në vijim
2023-05-08 14:13:40

Foto nga CGTN

Një raketë "Marshimi i Madh-7", që mbante anijen kozmike të mallrave "Tianzhou-6" u dërgua vertikalisht në platformën e lëshimit në vendin e nisjes së anijeve kozmike të Wenchang-ut në provincën Hainan të Kinës Jugore të dielën.

"Tianzhou-6" do të jetë misioni i parë i nisjes për Stacionin Hapësinor të Kinës, pasi ai filloi funksionimin e plotë këtë vit. Anija kozmike do të dërgojë furnizime, duke përfshirë sende të përdorimit të përditshëm dhe materiale të konsumueshme për taikonautët, ngarkesa shkencore, pjesë rezervë mirëmbajtjeje dhe lëndë shtytëse. Ajo do të kthehet duke marrë mbeturinat orbitale. Lëshimi do të kryhet në ditët në vijim.

"Tianzhou-6", me peshë 13.5 tonë, do të jetë anija e parë kozmike e mallrave e serisë së saj që rrit kapacitetin e ngarkimit nga 6.9 në 7.4 tonë, një nga mjetet më të fuqishme të mbartjes së ngarkesave në botë.

Sipas Akademisë së Teknologjisë Hapësinore të Kinës, kapaciteti efektiv i ngarkimit i anijes është rritur nga 18.1 metra kubë në 22.5 metra kubë dhe kapaciteti rezervues është zgjeruar me rreth 20 për qind. (Çang Çuo)