Kina përfundon dorëzimin e trenave për hekurudhën me shpejtësi të lartë të Indonezisë
2023-05-08 14:23:59

Foto nga CMG

Dorëzimi i të gjithë trenave për hekurudhën me shpejtësi të lartë të Indonezisë Xhakarta-Bandung ka përfunduar me ngarkimin e tre grupeve të fundit të trenave plumb në portin Qingdao në Kinën lindore për dërgesë në Indonezi, njoftoi operatori kinez i transportit, citon “Xinhua”.

“COSCO Shipping Specialized Carriers Co., Ltd.”, me seli në Guangzhou, bëri të ditur se njësitë e shumta elektrike me shpejtësi të lartë (EMU) përfshijnë 11 trena dhe një tren për testim gjithëpërfshirës hekurudhor. Kompania gjeti një zgjidhje të personalizuar për dorëzimin e trenave, të cilët u dërguan në grupe duke filluar nga gushti 2022.

Linja hekurudhore e shpejtësisë së lartë është një projekt historik nën nismën e propozuar nga Kina, “Një brez, një rrug”, që lidh kryeqytetin e Indonezisë Xhakarta dhe një qytet tjetër të madh Bandung.

Me një shpejtësi të projektuar prej 350 km në orë, hekurudha do të shkurtojë udhëtimin midis Xhakartës dhe Bandung nga mbi tre orë në rreth 40 minuta. (Fatosi)