Kina dhe Vietnami lëshojnë 100 milionë peshq në Gjirin Beibu
2023-05-08 14:35:55

Foto nga VCG

Autoritetet bujqësore të Kinës dhe Vietnamit lëshuan së bashku rreth 100 milionë peshq dhe karkaleca deti në ujërat e Gjirit Beibu, njofton “Xinhua”.

Ngjarja, që synon rivendosjen e burimeve të peshkimit në Gjirin Beibu, e mbajtur bashkërisht nga të dy vendet, u zhvillua në qytetin kufitar të Fangchenggang, në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugore.

Në ujërat e Gjirit Beibu u lëshuan rretj tetë lloje speciesh detare, duke përfshirë krapin dhe karkalecin e verdhë.

Bashkëpunimi i peshkimit Kinë-Vietnam ka një histori të gjatë. Ndërveprimet pozitive dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në disa fusha kanë sjellë përfitime të prekshme për njerëzit e të dyja vendeve, deklaroi Ma Youxiang, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale.

Që nga viti 2017, Kina dhe Vietnami kanë zhvilluar pesë ngjarje të ngjashme në Gjirin Beibu, me mbi 226 milionë peshq dhe karkaleca të lëshuara nga Kina. (Fatosi)