Berati pret gjithnjë e më shumë turistë
2023-05-08 14:30:15

Foto nga BeratiTv

Qyteti i Beratit në Shqipëri, i cili renditet si pasuri botërore e UNESCO-s, vazhdon të jetë në vemendjen e grupeve turistike.

Vetëm në katër muajt e parë të vitit, Muzeu i Ikonografisë “Onufri” është vizituar nga rreth 8 mijë turistë vendas dhe të huaj, që rezulton gati dyfishi i të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Turistët e huaj janë nga Franca, Spanja dhe Gjermania, shkruan “ATSH”.

Ndër objektet më të vizituara në këtë qytet mbeten kalaja e Beratit, Muzeu Etnografik, Muzeu Onufri, lagjet “Mangalem” e “Goricë”, si dhe Teqeja e Helvetive. (Fatosi)