Përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurosong 2023 përmbyllën me sukses provën e dytë
2023-05-08 15:57:59

Foto nga RTSH

Përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision 2023, Albina dhe Familja Kelmendi, kanë përfunduar provën e tyre të dytë në Liverpool, njofton “RTSH”.

Blogu zyrtar i Eurovision 2023, duke e ndjekur live në skenë, ka shkruar se dy breza nga Shqipëria do të ngjiten në skenë me këngën e tyre “Duje”, një këngë për dashurinë familjare.

““Duje” është një këngë kaq e përzemërt dhe dramatike e dashurisë dhe bashkimit familjar, me familjen që ofron harmoni të bukura dhe disa lëvizje të shkëlqyera kërcimi”, shkruan blogu.

Kënga “Duje” fitoi Festivalin e 61-të të Këngës në Radiotelevizioni Shqiptar. (Fatosi)