Rezervat e arit të Kinës shënuan rritje në prill
2023-05-08 16:01:23

Foto nga VCG

Rezervat e arit të Kinës u rritën në 66.76 milionë ons në fund të prillit, duke u rritur nga 66.5 milionë ons në fund të marsit, treguan të dielën të dhënat nga Administrata Shtetërore e Këmbimit të Valutave, njofton “Xinhua”.

Sipas të dhënave, rezervat valutore të Kinës arritën në 3.2048 trilionë dollarë amerikanë në fund të prillit, 0.66 për qind më shumë nga ajo në fund të marsit. (Fatosi)