Presidenti polak, Andrzej Duda, zhvillon vizitë dyditore në Shqipëri
2023-05-08 11:12:35

Foto nga VCG

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, pritet të vizitojë Shqipërinë më 10 dhe 11 maj, i ftuar nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, njoftoi Presidenca shqiptare.

Kjo është vizita e parë e një presidenti polak në Shqipëri në 20 vitet e fundit.

Të dy presidentët do të zhvillojnë një takim të veçantë dhe më pas do të kryesojnë delegacionet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar.

Sipas njoftimit, presidentët do të marrin pjesë dhe do t’i drejtohen me mesazhe Forumit të përbashkët Ekonomik që do të zhvillohet me pjesëmarrjen e sipërmarrjeve nga të dy vendet.

Presidenti Dudaj shoqërohet në këtë vizitë nga një përfaqësi sipërmarrësisht polakë, të organizuar nga Agjencia Polake e Investimeve dhe Tregtisë (PAIH).

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, presidenti Dudaj do të zhvillojë edhe një vizitë të shkurtër në qytetin e Krujës. (Fatosi)