Kina nis përgjigjen emergjente të nivelit IV për përmbytjet
2023-05-08 10:30:37

Foto nga VCG

Shtabi Shtetëror i Kinës për Kontrollin e Përmbytjeve dhe Ndihmën ndaj Thatësirës nisi një përgjigje emergjente të nivelit IV për kontrollin e përmbytjeve, ndërsa shirat e dendur goditën pjesë të provincës Jiangxi të Kinës Lindore, njofton “China Daily”.

Yichun, Fuzhou dhe Ji'an të Jiangxi kanë përjetuar rrebeshe të forta shiu gjatë majit.

Të shtunën në mëngjes, diga Qingfeng, në Yichun, u dëmtua dhe një ekip shpëtimi prej më shumë se 1000 personash morën masa të menjëhershme për të kthyer në normalitet situatën.

Qeveria vendore po i kushton vëmendje organizimit të shpëtimit emergjent, të forcojë inspektimin e digave dhe të sigurojë sigurinë e infrastrukturës.

Kina ka një sistem reagimi emergjent me katër nivele të kontrollit të përmbytjeve, ku niveli I është përgjigjja më e rëndë. (Fatosi)