“iFlytek” lançon “SparkDesk” për të rivalizuar “ChatGPT”
2023-05-08 14:32:31

Foto nga VCG

Pionieri kinez i inteligjencës artificiale, “iFlytek” zbuloi rivalin e të “ChatGPT”, me një demonstrim të drejtpërdrejtë të modelit të tij të inteligjencës artificiale si për aplikacionet e orientuara drejt konsumatorit ashtu edhe për ndërmarrjet, shkruan “China Daily”.

Liu Qingfeng, president i “iFlytek”, prezantoi “SparkDesk”, gjatë një eventi në Hefei, në provincën Anhui.

Liu tha se “iFlytek” synon të tejkalojë aftësitë e “ChatGPT” në kuptimin e gjuhës kineze dhe të arrijë standardet e saj në anglisht.

“ChatGPT” është një chatbot i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga kompania kërkimore e inteligjencës artificiale me bazë në SHBA, “OpenAI”, e cila ka pushtuar botën duke shfaqur aftësitë e saj të gjithanshme në shkrimin e eseve, kontrollimin e gabimeve të programit dhe bërjen e planeve të biznesit.

“Ndikimi i kësaj teknologjie gjeneruese të inteligjencës artificiale nuk është më pak i rëndësishëm sesa ai i lindjes së kompjuterit apo internetit. Ne duhet të bëjmë çmos për të mësuar nga “ChatGPT”. Madje të kërkojmë ta kapërcejmë atë”,- tha Liu.

Inteligjenca artificiale gjeneruese i referohet algoritmeve të trajnuar për të prodhuar tekst, imazhe, kode, video ose audio të reja.

Mundësuar nga teknologjitë e inteligjencës artificiale, fitimi neto i “iFlytek” synon të rritet me mbi 30 për qind çdo vit duke filluar nga viti 2023, tha Liu. (Fatosi)