Hong Kongu regjistron rënie prej 33.1% në shitjet e pronave
2023-05-07 15:37:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Regjistri i tokës në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut regjistroi 5755 marrëveshje shitblerjeje për të gjitha njësitë e ndërtesave të marra për regjistrim në prill, 33.1 për qind më pak krahasuar me marsin dhe 18.6 për qind më shumë në baza vjetore, bën të ditur “China Daily”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vlera totale për marrëveshje të tilla ra 7.5 për qind nga marsi në 63.7 miliardë dollarë HK në prill, ndërsa u regjistrua një rritje prej 52.5 për qind në baza vjetore.

Nga marrëveshjet, 4583 ishin për njësi banimi, me një rënie prej 31.5 për qind nga marsi dhe rritje 17.6 për qind nga një vit më parë.

Vlera totale e njësive të banimit ishte 52.4 miliardë dollarë HK, një rënie prej 9.5 për qind krahasuar me marsin dhe 49 për qind më shumë nga prilli i vitit të kaluar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Muajin e kaluar u kryen 349.372 kërkime në regjistrat e tokës.

Numri i kërkimeve në regjistrat e tokave të bëra nga publiku në muajin prill ishte 349.372, me një rënie prej 21.3 për qind krahasuar me marsin 2023 dhe 12.8 për qind në krahasim me prillin 2022. (Irma)